Page 74 - Demo
P. 74


                                    Libër për mësuesin/en72Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon konceptet dhe përkufizimet themelore të trupit te njeriu; Emërton faktorët që ndikojnë në shëndetin fizik dhe mendor.Vlerëson rolin e shëndetit për njeriun;Kriteret e suksesit:Përshkruaj strukturën trupore të njeriut;Sqaro kur kemi një shëndet fizik dhe një shëndet mendor të mirë.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Histori, Edukatë qytetare.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORESTUHI MENDIMESHKëtë orë mësimore mësimdhënësi/ja e fillon, duke pyetur nxënësit se çfarë kuptojnë me shëndet dhe, sigurisht, përgjigjet e tyre do të jenë të ndryshme ose do të jenë rreth kësaj përgjigjeje: Shëndetiështë një gjendje e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe shoqërore, dhe jothjesht mungesa endonjë sëmundjeje. Shëndeti i mirë ndikon në parandalimin e stresit dhemundëson një jetë më tëgjatë, më aktive. Ne duhet të kuptojmë ç’është shëndeti i mirë,aktivitetet që një individ duhet t’ibëjë, në mënyrë që ta ruajë shëndetin e mirë.Mendimet e nxënësve shkruhen në tabelë në formë konceptesh, në mënyrë që të bëhet një përmbledhje në fund të orës mësimore.MBAJTJE E STRUKTURUAR E SHËNIMEVEMësimdhënësi/ja paraqet në tabelë një organizues grafik që thekson veçoritë e shëndeti mendor dhe fizik. Nxënësit do të mbajnë shënime për informacionin e duhur në hapësirat, në skicën e grafikut, duke përshkruar dhe duke analizuar faktorët e ndryshëm që ndikojnë në shëndetin e njeriut. Mësimdhënësi/ja kërkon nga nxënësit që ta respektojnë plotësimin e kutive në rrugë logjike, pasi të kenë lexuar në dyshe një fragment të caktuar. Është me rëndësi që çdo kuti të ketë të dhëna të caktuara, fakte që ata i gjejnë në tekst dhe i plotësojnë hap pas hapi.RRJETI I DISKUTIMITPasi nxënësit ta kenë plotësuar organizuesin grafik, fton ata për diskutim lidhur me sqarimet e koncepteve.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE
                                
   68   69   70   71   72   73   74   75   76   77   78