Page 78 - Demo
P. 78


                                    Libër për mësuesin/en76ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Lënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IV Klasa: IXTema (nga plani Rezultati i të nxënit të temës (nga plani dymujor):dymujor):Shëndeti, sjelljet dhe emocionet e njeriutRespekton diversitetin në seksualitet dhe orientimin seksual.Argumenton përparësitë dhe rreziqet gjatë marrjes së vendimit rreth marrëdhënieve seksuale.Diskuton për shtatzëninë, duke analizuar prindësinë në moshë të re(adoleshencë).Analizon të drejtat riprodhuese dhe identifikon stigmën,diskriminimin, abuzimin etj., në situata të ndryshme.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):.III. 7 Shfrytëzon teknika të ndryshme në mënyrë të efektshme gjatë të nxënit të temës së dhënë, duke veçuar informatat që i kupton nga informatat e reja, të panjohura, si dhe informatat që për të mbeten ende të paqarta.V. 7. U shpjegon moshatarëve, me forma dhe mjete të ndryshme të komunikimit, rëndësinë e identifikimit të personave dhe shërbimeve kompetente, veç e veç, të nevojshme për mbështetje në situata që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mendor.V. 9. Reagon ndaj sjelljeve asociale të moshatarëve, duke identifikuar shkaqet e shfaqjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin dhe mirëqenien e individit nga dukuritë dhe shprehitë negative (p.sh., përdorimi i duhanit, i alkoolit apo i drogës).VI. 6. Identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë, në shkollë apo në komunitet,merr qëndrim ndaj tyre, duke propozuar veprime konkrete për luftimin e tyre.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla, shkaktarëve të sëmundjeve te njeriu, shtazëve, bimëve dhe mënyrave të kontrollit të tyre, metabolizmit, zhvillimit individual të njeriut dhe evolucionit të qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Diversiteti në seksualitetFjalët kyçe: heteroseksual, homoseksual, biseksual, abuzim, partner
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82