Page 79 - Demo
P. 79
Biologjia 977Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon diversitetin në seksualitet dhe orientimin seksual;Sqaron pse pasojat e abuzimit janë veçanërisht të rënda në moshën adoleshente.Kriteret e suksesit:Dallo orientimet seksuale;Trego shkaqet e abuzimit seksual në moshën e adoleshencës.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela, shkumësi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situatajetësore:Gjuhë dhe komunikim, Edukatë qytetare.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMOREDI/DUA TË DI/MËSOVAMësimdhënësi/ja shkruan në tabelë tabelën “Di/Dua të di/ Mësova” dhe kërkon që edhe nxënësit ta punojnë të njëjtën në fletoret e tyre. Në kolonën Di ata do të shkruajnë çfarë dinë për diversitetin seksual, abuzimin seksual, sigurisht nuk do të kenë shumë vështirësi në plotësimin e kolonës së parë, pasi këta terma tashmë janë të njohur për ta. Pasi ta plotësojnë këtë kolonë për disa minuta, u kërkon disa nxënësve që mendimet e tyre t’i shkruajnë në tabelë.Pataj, kërkon nga nxënësit që ta lexojnë tekstin nga libri. Pas leximit, i udhëzon ata që të shkruajnë pyetje në kolonën Dua të di, pra çfarë ata duan të dinë më shumë lidhur me tekstin që lexuan. Ndërsa për pyetjet që nxënësit kanë shkruar fillimisht, pyeten nëse dinë të përgjigjen, pastaj nëse nuk ka përgjigjje, atëherë mësimdhënësi/ja u jep përgjigjje. Kështu nxënësit plotësojnë kolonën Mësova. VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMOREDi Dua të di Mësova

