Page 81 - Demo
P. 81
Biologjia 979Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Shpjegon shkaqet e paraqitjes së sëmundjeve seksuale; Vlerëson rolin e higjienës personale;Përshkruan disa sëmundje që lidhen me seksin;Kriteret e suksesit:Emërto disa sëmundje që lidhen me seksin;Numëro shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve seksuale; Argumento rolin e higjienës personale.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela, shkumësi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Edukatë qytetare.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE STUHI MENDIMESHGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve t’i shpalosin mendimet e tyre lidhur me temën “Sëmundjet seksualisht të transmetueshme dhe roli i higjienës personale për evitimin e tyre”. Sigurisht nxënësit do të kenë njohuri paraprake, sepse këta tema janë diskutuar edhe në shkollimin e mëhershëm. DITARI DYPJESËSHMësimdhënësi/ja organizon në dyshe grupet e punës. Udhëzon nxënësit se çfarë duhet të lexojnë, duke mbajtur shënime dhe çfarë duhet të interpretojnë, duke plotësuar modelin e ditarit dypjesësh, si në tabelë. Në njërën anë do t’i shkruajnë konceptet kryesore, e përkrah saj do t’i sqarojnë këto koncepte me fjali të shkurtra dhe kuptimplota.Shembull:RRJETI I DISKUTIMITPasi nxënësit ta kenë plotësuar ditarin dypjesësh, fton ata për diskutim lidhur me sqarimet e koncepteve. Gjatë sqarimit të koncepteve nxënësit bazohen edhe në figurat e librit.VLERËSIMI I NXËNËSVEVlerësim për nxënie (informatë kthyese, vlerësim i ndërsjellë).DETYRAT DHE PUNA E PAVARURREFLEKTIM PËR RRJEDHËN E ORËS MËSIMORE

