Page 82 - Demo
P. 82
Libër për mësuesin/en80ASPEKTET E PËRGJITHSHME TË PLANIT TË ORËS MËSIMOREFusha kurrikulare: Shkencat e natyrës Klasa: IXLënda: Biologji Shkalla e kurrikulës: IVTema (nga plani dymujor):Shëndeti, sjelljet dhe emocionet e njeriutRezultati i të nxënit të temës (nga planidymujor):Emërton dhe dallon sëmundjet trashëguese të njeriut.Vlerëson rolin e shëndetit për njeriun.Rezultatet e të nxënit për kompetencat kryesore të shkallës (të synuara):V. 7. U shpjegon moshatarëve, me forma dhe mjete të ndryshme të komunikimit, rëndësinë e identifikimit të personave dhe të shërbimeve kompetente, veç e veç, të nevojshme për mbështetje në situata që konsiderohen potencialisht të rrezikshme për shëndetin fizik dhe mendor.V.8. Përshkruan mundësitë, rreziqet dhe pasojat e infeksioneve dhe sëmundjeve seksualisht të transmetueshme dhe sqaron mënyrat dhe mjetet për parandalimin e tyre, duke përdorur forma të ndryshme të prezantimit (të folur, të shkruar, grafike, pllakate, pamflete, lojë teatrale, performancë artistike etj.).V.9. Reagon ndaj sjelljeve asociale të moshatarëve, duke identifikuar shkaqet e shfaqjes dhe pasojat e mundshme për shëndetin dhe mirëqenien e individit nga dukuritë dhe shprehitë negative (p.sh., përdorimi i duhanit, i alkoolit apo i drogës).VI.6. Identifikon paragjykimet apo dukuritë jo të mira në klasë, në shkollë apo në komunitet,merr qëndrim ndaj tyre, duke propozuar veprime konkrete për luftimin e tyre.Rezultatet e fushës së kurrikulës (të synuara):Dallon dhe krahason ndërtimin dhe funksionin e qelizës, indeve, organeve dhe sistemeve të organeve, duke u referuar biodiversitetit të qenieve të gjalla. Dallon shkaktarët e sëmundjeve te njeriu, te shtazët, te bimët dhe mënyrat e kontrollit të tyre, metabolizmin, zhvillimin individual të njeriut dhe evolucionin e qenieve të gjalla. Shpjegon rolin e karbohidrateve, mineraleve, lipideve, proteinave, vitaminave, ujit dhe fibrave për dietë të shëndetshme dhe llogarit nevojën ditore për energji nga ushqimet e konsumuara.ASPEKTET SPECIFIKE TË PLANIT TË ORËS MËSIMORENjësia mësimore: Sëmundjet trashëgimoreFjalët kyçe: monogjene, poligjenike, fenilketonuria, anemia mesdhetare – Beta talasemia, sindroma Marfan

