Page 83 - Demo
P. 83


                                    Biologjia 981Rezultati/et e të nxënit për orë mësimore:Dallon sëmundjet trashëguese të njeriut. Përshkruan sëmundjen e anemisë mesdhetare;Kriteret e suksesit:Emërto disa sëmundje trashëguese te njeriu;Numëro shkaqet e shfaqjes së sëmundjeve trashëguese; Vlerëso rolin e shëndetit për njeriun.Burimet, mjetet e konkretizimit dhe materialet mësimore:Libri Biologjia 9, tabela, shkumësi.Lidhja me lëndët e tjera mësimore dhe/apo me çështjet ndërkurrikulare dhe situata jetësore:Gjuhë dhe komunikim, Edukatë qytetare.PËRSHKRIMI I METODOLOGJISË DHE VEPRIMTARITË E PUNËS ME NXËNËS GJATË ORËS MËSIMORE STUHI MENDIMESHGjatë kësaj faze, mësimdhënësi/ja u kërkon nxënësve t’i shpalosin mendimet e tyre lidhur me temën “Sëmundjet trashëguese te njeriu”. Sigurisht, nxënësit/et do të kenë mendime të ndryshme, të cilat do t’i shpalosin. DITARI DYPJESËSHMësimdhënësi/ja organizon në dyshe grupet e punës. Udhëzon nxënësit/et se çfarë duhet të lexojnë, duke mbajtur shënime dhe çfarë duhet të interpretojnë, duke plotësuar modelin e ditarit dypjesësh, si në tabelë. Në njërën anë do t’i shkruajnë konceptet kryesore, e përkrah saj do t’i sqarojnë këto koncepte me fjali të shkurtra dhe kuptimplota.
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87