Nelson Mandela lindi në Transkei të Afrikës së Jugut, më 18 korrik 1918. Ai u bë pjesë e Kongresit Kombëtar të Afrikës më 1944-n dhe pas vitit 1948 u përfshi në rezistencën kundër politikave të aparteidit të Partisë Kombëtare në pushtet, gjë që çoi në arrestimin e tij, në gusht të vitit 1962. Për rreth njëzet e shtatë vjet me radhë ai vuajti dënimin në burgje të ndryshme dhe gjatë kësaj periudhe, reputacioni i tij si simbol kryesor i lëvizjes së rezistencës kundër aparteidit, u forcua edhe më tej. U lirua nga burgu në vitin 1990. Më 1993-shin, Mandela fitoi çmimin “Nobel” për paqen dhe më 1994-n u shpall presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.