Rodaan Al Galidi (1971) është shkrimtar dhe poet holandez me origjinë irakiane, arratisur prej Irakut më 1992. Ai mbërriti në Europë si klandestin e më pas u integrua më së miri në jetën holandeze. Vëllimi tij me poezi "Vjeshta e Zorros" (2007) ishte pjesë e listës së përzgjedhur për Çmimin e Poezisë ndërsa romani "Lumi i etur" (2009) ishte ndër të përzgjedhurit për Çmimin për Letërsinë e Re në Holandë. Romani i tij "Autiku dhe pëllumbi" (2011) është fitues i Çmimit Europian të Letërsisë dhe është përkthyer në disa gjuhë, ndër të cilat: danisht, suedisht, maqedonisht, çekisht, bullgarisht, tashmë edhe në shqip. Vëllimet me poezi "Madhësia e vetmisë" (2012) dhe “Më mirë jo, u përgjigj dashuria" (2013) janë pritur shumë mirë nga kritika.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.