Sheryl Sandberg

Sheryl Sandberg është Drejtore Operative e Facebook-ut. Më parë, ajo ka punuar si zëvendëspresidente e Shitjeve Globale dhe Operacioneve Online në kompaninë Google, si dhe Drejtore e Personelit në Departamentin e Thesarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Revista Forbes e ka renditur Sheryl Sandberg si gruan e gjashtë më të fuqishme në botë (në vitin 2013). Revista Fortune e ka renditur ndër 50 gratë më të fuqishme në biznes, ndërsa revista Time e ka renditur ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Në 2010-ën, ajo mbajti një fjalim entuziazmues në konferencën Ted Talk, ku përshkroi se si gratë, pa e kuptuar, frenonin veten në ndjekjen e karrierës. Fjalimi i saj, që u shndërrua në një fenomen dhe është parë nga më tepër se 2 milionë vetë, u dha zemër grave që të ulen në tavolinë barabar me burrat, të kërkojnë sfida, të ndërmarrin rreziqe, dhe të ndjekin synimet e tyre me kënaqësi.

Sheryl Sandberg

Libra të autorit