Sylvia Plath (1932 –1963) ishte një poete dhe shkrimtare amerikane. Ajo lindi në Boston dhe studioi në Smith College dhe në Universitetin e Cambridge-it, para se të njihej ndërkombëtarisht si një nga poetet dhe shkrimtaret e reja më premtuese. Në vitin 1956 u martua me poetin Ted Hughes, me të cilin jetoi derisa u ndanë në shtator të vitit 1962. Jetuan së bashku në Sh.B.A dhe në Angli dhe patën dy fëmijë, Frieda dhe Nicholas. Në pjesën më të madhe të jetës së saj, Plath-i vuajti nga depresioni patologjik dhe u trajtua shpesh me terapitë e elektroshokut. Ajo i dha fund jetës në vitin 1963. Plath-i njihet si një nga poetet më të rëndësishme në zhanrin e lirikës vetërrëfyese dhe njihet kryesisht për dy përmbledhje me poezi, The Colossus and Other Poems dhe Ariel. “Kambana e qelqtë”, proza e saj e vetme, gjysmë autobiografike, u botua pak muaj para vdekjes. Në vitin 1982, ajo u nderua me çmimin Pulitzer për të gjitha poezitë e saj.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.