Botime PEGI e ka filluar aktivitetin në sektorin e shtypit dhe botimeve qysh në vitin 1994.
Qëllimi i kësaj sipërmarrjeje ka qenë dhe është krijimi i një hallke midis njerëzve dhe dijes.
Prej vitit 2005, kohë kur sektori i librave shkollorë u liberalizua nga qeveria shqiptare, PEGI intensifikoi aktivitetin e saj me botimin e teksteve shkollore.
Në vitin 2011, departamenti i botimeve u nda formalisht nga shoqëria mëmë duke krijuar
shoqërinë Botime Pegi sh.p.k., e cila sot është një nga shtëpitë botuese më aktive në segmentin e
librave shkollorë, ndërkohë që po rritet me shpejtësi edhe në sektorin e botimeve letrare.
Reputacioni ynë bazohet në cilësinë e teksteve shkollore, si edhe në suksesin e vazhdueshëm
përballë institucioneve e mësuesve.
Ne krenohemi me një nga ekipet më të mira në fushën e botimeve shqiptare: mbi 20 vjet
eksperiencë dhe mbi 300 tituj përvojë e përbashkët.
Me 120 tituj shkollorë, Botime PEGI është botuesi më i madh i teksteve shkollore në Shqipëri.
Vetëm në vitin 2017, katalogu përkatës u pasurua me 20 tituj të rinj shkollorë, të miratuar nga
Ministria e Arsimit (MAS). Njëkohësisht, katalogu i librave joshkollorë (letrarë dhe joletrarë) i
ka kaluar tashmë 200 titujt.
Të gjithë këta tituj janë të pranishëm në rreth 100 pika shitjeje dhe librari në të gjithë Shqipërinë.
Botime PEGI karakterizohet nga një:
- rrjet i gjerë shpërndarjeje;
- reputacion i shkëlqyer dhe markë e njohur;
- skuadër e fortë.
Në vitin 2014, si shpërblim për përkushtimin dhe punën e palodhshme, qeveria shqiptare e
vlerësoi me çmimin “Bleta e Artë” në kategorinë Belles Lettres, në fushën e botimeve.
Ndër çmimet e tjera mund të përmendim:
Përkthimi më i mirë i vitit (2017) për “Armëpushimi” (La tregua), P. Levi, përkthyer nga
italishtja nga Aida Baro, akorduar nga Ministria e Kulturës.
Përkthimi më i mirë i çmimeve Kult (2017) për “Rastet” (Le occasioni), E. Montale, përkthyer
nga italishtja nga Mimoza Hysa.
Përkthimi më i mirë i Panairit të Librit (2014) për “Xhejn Er” (Jane Eyre), Ch. Brontë, përkthyer
nga anglishtja nga Alina Karaulli.
Përkthimi më i mirë i Panairit të Librit në Kosovë (2013) për “Koha e ngrirë” (Die gefroreneZeit), A. Kim, përkthyer nga gjermanishtja nga Afrim Koçi.
Çmimi “Penda e argjendtë” si shkrimtari më i mirë debutues (2012) për Darien Levanin me
“Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, akorduar nga Ministria e Kulturës.
Libri më i mirë për fëmijë në Panairin e Librit (2012) për “Pas festës së Abetares” nga Gaqo
Bushaka.
Në saje të përpjekjeve për botime cilësore, Botime PEGI është vlerësuar dhe mbështetur
financiarisht nga disa institucione ndërkombëtare dhe kombëtare. Si të tilla mund të përmendim:
Instituti Italian i Kulturës, Traduki, Ministria e Kulturës, Centre National du Livre etj. Botime PEGI mbetet një nga shtëpitë botuese më të mëdha në Shqipëri. Në saje të punës dhe
përkushtimit të vazhdueshëm, ajo vijon të rritet dhe të jetë përherë e më e suksesshme.