Adeline Virginia Woolf (1882–1941) ishte një shkrimtare angleze dhe një nga modernistet më të spikatura të shekullit XX. Në periudhën midis dy luftërave, Woolf-i ishte një figurë e rëndësishme në Londrën letrare dhe figura qendrore e grupit intelektual të Boomsbury-it. Punët e saj kryesore përfshijnë “Zonja Dalloway” (1925), “Te fari” (1927) dhe “Orlando” (1928), si dhe esenë “Një dhomë më vete” (1929), me citimin e famshëm: “Një grua duhet të ketë para dhe një dhomë më vete, nëse ajo do të shkruajë prozë.” Woolf-i vuante shpesh nga shqetësime psikike serioze, të cilat mendohen se kanë qenë pasojat e një sëmundjeje që sot përkufizohet si bipolarizëm. Ajo kreu vetëvrasje në moshën 59-vjeçare.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.