Malcolm Gladwell, i renditur nga revista “Times” si një nga 100 personat më me ndikim në botë, është një gazetar kanadez, i cili punon në Nju Jork. Përveç faktit se është autor i katër librave bestseller, Gladwell është gjithashtu një spiker dhe ka qenë në punë si shkrimtar në stafin e The Neë Yorker që nga viti 1996. Librat e tij, Pika e kthesës: Sa pak gjëra bëjnë një ndryshim të madh (2000), Blink: Fuqia e të menduarit pa menduar (2005), Të jashtëzakonshmit: Historia e suksesit (2008), dhe Çfarë pa qeni: dhe adventures tjera (2009) janë shfaqur në listën e bestsellerëve të New York Times. Veprat e tij merren me hulumtime në fushat e psikologjisë, psikologjisë sociale dhe sociologjisë. Malcolm Gladwell ka lindur në Fareham, Hampshire, në Angli më 3 shtator 1963. Babai i tij, Graham Gladwell, është një profesor i matematikës, ndërsa e ëma, Joyce, me origjinë nga Xhamajka, ka qenë me profesion psikoterapiste. Kur ishte gjashtë vjeç, Malcolmi u transferua në Elmira, në Ontario të Kanadasë së bashku me familjen e tij. Në Kanada, babai i Malcolmit dha mësime për matematikë dhe inxhinieri në Universitetin e Waterloo ku Malcolm shkonte shpeshherë në zyrën e të atit, duke endur dhe duke eksploruar bibliotekën e cila ishte një burim nxitje i hershëm për leximin dhe pasionin për letërsinë. Gjatë viteve të shkollës së mesme, Malcolm ishte një atlet i jashtëzakonshëm në garat në distanca të mesme. Kur ishte 14 vjeç ai fitoi titullin e kampioninit në garat 1500 metër në Ontario, në vitin 1978. Në vitin 1982, Malcolm u zhvendos në Qendrën Kombëtare të Gazetarisë në Uashington, DC. Dy vjet më vonë në vitin 1984, Malcolm u diplomua nga Kolegji Trinity i Universitetit të Torontos me një diplomë në histori. Meqënëse notat e tij nuk ishin të larta, Gladwell vendosi të ndjekë karrierën në fushën e marketingut. Megjithatë, edhe këtu ai u përball me refuzimin dhe nuk u pranua në punë nga asnjë prej agjencive të marketingut ku aplikoi për punë. Ai u zhvendos në Indiana ku iu ofrua një pozicion në “The American Spectator”. Gjatë kësaj kohe, Gladëell gjithashtu filloi të shkruante për “Insight on the News”. Deri në vitin 1987, emri i Gladwell filloi të shfaqej edhe në faqet e “The Washington Post” ku po mbulonte raportimet për biznesin dhe shkencën. Ai punoi në The Washington Post deri në vitin 1996 ku u zhvendos më pas tek revista The New Yorker. Gladwell shkruante për modën dhe ishte i pasiuar për të trajtuar tema të veçanta. Puna e tij në The New Yorker u vlerësua nga lexuesit dhe ai u bë i njohur sidomos me dy artikujt e tij, “The Tipping Point” dhe “The Coolhunt”, të shkruara dhe të botuara në vitin 1996. Artikujt më vonë u bënë baza për librin e tij të parë, “Pika e kthesës”. Nga shitjet e këtij libri Gladëell mori një shumë prej 1 milion dollarësh. Përveç njohjes dhe vlerësimit për veprat e tij, Gladwell gjithashtu është vlerësuar me çmime prestigjioze si Çmimi i parë i Shoqatës Sociologjike Amerikane për mjeshtri në raportimin e çështjeve sociale në vitin 2007; ka marrë një diplomë nderi nga Universiteti i Waterloos në vitin 2007 dhe një tjetër nga Universiteti i Torontos në 2011. Aktualisht, Malcolm Gladwell vazhdon të shkruajë për The New Yorker.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.