Thomas Hardy (1840 – 1928) lindi në fshatin Dorset. Ai e donte shumë mënyrën e jetesës dhe traditat e fshatit, të cilat ishin pjesë e rëndësishme e fëmijërisë së tij dhe e mjedisit familjar ku u rrit. I ati, përveçse një gurgdhendës, drejtonte një kor dhe këndonte në të. Kështu, edhe të birin filloi ta tërhiqte arkitektura e kishave dhe iu rrit më shumë dashuria për muzikën. Në moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare, Hardi filloi studimet në Dorçester për arkitekturë kishash. E ëma i dha zemër për të vazhduar studimet edhe më tej. Kështu, ai vazhdoi me leximet e historive greke e latine. Në moshën 22 vjeçare shkoi në Londër ku filloi të punonte si arkitekt dhe në të njëjtën kohë nisi edhe të shkruante. Kur zbuloi se botuesit nuk e pëlqenin poezinë e tij, ai filloi të shkruante novela dhe botoi një novelë në vit nga viti 1871 deri në 1875. Novela më e njohur e tij ishte "Larg turmës së çmendur", e cila u botua më 1874. Kështu, vazhdoi të shkruante novela të shkurtra, përfshirë këtu edhe librin "Zona e Pyjeve", i cili u prit me entuziazëm të madh nga publiku. Megjithatë, kur në vitin 1891 u botua libri "Tesi i D'Erbërvilëve"
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.