Shkrimtare, dramaturge, skenariste, realizuese filmash dhe gazetare, Marguerite Duras është autorja e një sërë veprash të larmishme që ndjekin disa tematika thelbësore (vetmia, dashuria, ndarja, pritja...). Romani që e bëri të njohur pranë publikut të gjerë u botua në vitin 1950, me titullin “Un barrage contre le Pacifique”. Më pas ajo iu përkushtua rrymës së "Romanit të Ri” ku ajo u kthye në një nga autorët më të spikatur me titullin “Moderato Cantabile”. Fama e saj u rrit edhe më shumë falë teatrit (Le Square, 1965 ; Des journées entières dans les arbres, 1968) dhe kinemasë (India Song, 1975). Suksesi i madh që njohu me librin “Dashnori” e ngriti në rangun e një prej shkrimtarëve bashkëkohorë më të lexuar dhe të përkthyer.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.