Alberto Moravia konsiderohet një prej shkrimtarëve më të mëdhenj italianë të shekullit XX. Ndër të tjera ishte dramaturg, gazetar, skenarist dhe kritik i kinematografisë. Ai njihet si nismëtari i romanit borgjez, përmes të cilit, si mjeshtër i mprehtësisë, thjeshtësisë dhe elegancës stilistike, ka eksploruar pa fund temat e tëhuajëzimit shoqëror, duke nxjerrë në pah hipokrizinë, materializmin dhe varfërinë morale të epokës së tij. Në këtë kuptim, puna e tij të shpie në forma realizmi të pasura me kthjelltësi racionale, krizën ekzistenciale të borgjezisë që ka përshkuar vitet e fashizmit dhe të pasluftës, duke gërshetuar vazhdimisht subjektivitetin me objektivitetin.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.