"José Maria Eça de Queirós (1845-1900) ishte shkrimtar, diplomat dhe gazetar portugez. Si shkrimtar ai ishte i përkushtuar ndaj reformave shoqërore që çuan në futjen e Natyralizmit dhe Realizmit në Portugali. Shpesh është konsideruar si romancieri më i mirë portugez i shekullit XIX, me famë ndërkombëtare. Ai ishte fëmijë i paligjshëm i një gjykatësi dhe pjesën më të madhe të fëmijërisë e kaloi në kolegj. Studioi për juridik, por letërsia ishte ajo që e tërhiqte më tepër. Shumë shpejt, tregimet e tij të shkurtra – ironike, fantastike, makabre dhe shpesh tronditëse – si dhe artikuj për 5ështje nga më të ndryshmet do të botoheshin në Gazeta de Portugal. Më 1871, u bë pjesë e një grupi intelektualësh rebelë portugezë, i njohur si Brezi i ’70-ës, të cilët kërkonin reforma shoqërore dhe artistike. Ai ishte babai i realizmit portugez, rinovoi thellësisht gjuhën duke e shpënë në stadin aktual. Pjesën më të madhe të veprave i shkroi jashtë Portugalisë, por gjithnjë me një vëmendje dhe sy kritik ndaj realitetit portugez."
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.