Moikom Zeqo

"Moikom Zeqo (3 qershor 1949 - 15 qershor 2020) ishte poet, gazetar, mësues, arkeolog (arkeologu i parë nënujor në Shqipëri), politikan (ish- deputet dhe ish-Ministër i Kulturës) dhe muzeolog (ish-Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar). Ai është krahasuar edhe me Zhyl Vernin nga Odise Paskali për tregimet për fëmijë, që ka shkruar. Vepra e tij e pashembullt në letërsinë shqiptare përfshin më tepër se njëqind e pesëdhjetë (150) libra me poezi, fabula, vjersha, legjenda, tregime, prozë, studime arkeologjike e kërkimore dhe shkrime politiko-kulturore. Në vitin 1971, u diplomua në Universitetin e Tiranës për filologji dhe letërsi. Më vonë u diplomua edhe për histori e arkeologji, si dhe ka bërë studime pasuniversitare në Romë, në Athinë, dhe në Washington D.C. Mban titullin “Mjeshtër i Madh” dhe “Kalorës i Urdhrit të Gjergj Kastriot Skënderbeut”."

Moikom Zeqo

Libra të autorit