Miguel Torga (1907-1995), pseudonim i Adolfo Correia da Rocha-s, është shkrimtar dhe poet portugez. Në poezitë dhe romanet e tij ngre në kult fisnikërinë e gjendjes njerëzore, pavarësisht nga fuqia e Zotit, të cilin e sheh si një krijues shpërfillës, krejt të munguar në jetën e individit. Ai është fitues i çmimit Camões, më 1989, çmimi më i rëndësishëm letrar në Portugali. Gjithashtu, ka qenë disa herë kandidat për çmimin Nobel.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.