Camilo José Cela, është një ndër shkrimtarët më të mëdhenj spanjollë të shekullit XX, i nderuar me çmimin “Nobel” për letërsinë, më 1989, me motivacionin “për një prozë të pasur dhe të gjallë, që me një dhembshuri të përmbajtur krijon një vizion sfidues të cenueshmërisë së njeriut.” Ishte një autor shumë prodhimtar, i njohur si romancier, gazetar, eseist, lektor, drejtues i revistave të ndryshme letrare. Anëtar i Akademisë Mbretërore të Spanjës për 45 vjet dhe ka fituar shumë çmime, ndër ta edhe çmimin “Princ i Asturias” për Letërsinë, më 1987, si dhe Çmimin Servantes, më 1995. Më 1996, Mbreti Juan Carlos I e nderoi, për meritat e tij letrare, me titullin “Markez i Iria Flavia-s”.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.