Jules-Amédée Barbey d’Aurevilly lindi në Saint-Sauveur-le-Vicomte të Normandisë, më 1808. Në moshën 18-vjeçare shkoi në Paris, ku jetoi gjithë jetën e vet, duke shfaqur, falë një rente të lënë në trashëgimi nga xhaxhai i vet, shije aristokrate dhe sqimë të jashtëzakonshme, derisa, për shkak të varfërisë, u detyrua të punonte si gazetar dhe kritik letrar. Ishte i prirur drejt zhanrit të historive misterioze, që eksploronin shtytjen e brendshme të njeriut drejt së keqes, duke cekur madje dhe të mbinatyrshmen. Ai ishte liberal dhe ateist, por më vonë u konvertua në katolicizmin roman. Ai dha një ndihmë të madhe në promovimin e shkrimtarëve, që më vonë u bënë me famë botërore, si Stendhal, Flaubert dhe Baudelaire. I njohur si një nga dandy-t më të famshëm të Parisit, ishte mik me Baudelaire-n dhe “Beau” Brummel, ikonë e sqimës mashkullore në Anglinë dhe Francën e asaj kohe.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.