“Një portretizim fshikullues i zyrtarëve të korruptuar dhe amoralë…”,
ka shkruar The Baltimore Sun për romanin e Oates.
“Përdhunimi” nuk është roman feminist, sepse përdhunimi në vetvete nuk është çështje feminizmi, por çështje e të drejtave bazë të njeriut. Me një ritëm tërësisht rrëmbyes, theksuar nga britma vetmitare nëpër natë dhe pëshpërima tmerri pasditeve, Joyce Carol Oates rrëfen historinë e Tinës dhe Bethit, vajzës së saj, të agresorëve të tyre dhe të hakmarrësit të tyre të heshtur, një burrë që e di fort domethënien e drejtësisë. Dhe të dashurisë. Youce Carol Oates