Francis Scott Key Fitzgerald ishte shkrimtar amerikan, veprat e të cilit lidhen ngushtë me Epokën e Jazz-it (1918 -1928), një term të cilin ai vetë e krijoi. Ai bënte pjesë në atë rrymë letrare të quajtur “Lost generation” (Brezi i humbur), një grup shkrimtarësh amerikanë të lindur në vitet 1890, të cilët u rritën gjatë Luftës së Parë Botërore dhe më pas u vendosën në Francë, në vitet ’20 të shekullit të kaluar. Shkroi katër romane dhe një të pestë, që mbeti i papërfunduar, si dhe dhjetra tregime me temat e rinisë, të dëshpërimit dhe ndryshimit të brezave. Romani i tij më i njohur “Getsbi i madh” është ekranizuar me sukses më shumë se një herë.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.