CHIMAMANDA NGOZI ADICHIE (Çimamanda Ngozi Adiçi) ka lindur në Abba, Nigeri, më 15 shtator 1977 dhe është rritur në qytetin universitar të Nsukka-s. Nisi të studionte për mjekësi në Nigeri dhe të merrej me hartimin e një gazete, pastaj, falë një burse studimi, shkoi në Amerikë për të studiuar për Komunikim dhe Shkenca Politike. Ajo njihet dhe konsiderohet gjerësisht si autorja feministe më me ndikim që nga viti 2010. Në 2015 ishte në listën e revistës Time si një ndër 100 njerëzit më me ndikim në botë. Puna dhe vepra e saj kanë si bosht çështjet e racizmit dhe të feminizmit. Vepra e saj është nderuar me çmime të shumta, qysh nga romani i parë Purple Hibiscus, botuar më 2003, që fitoi Orange Prize (Në Britaninë e Madhe) dhe Commonwealth Writers’ Prize.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.