Lindur në Shqipëri, motrat binjake Argita dhe Detina Zalli ishin njëmbëdhjetë vjeçe, kur vendi u përfshi nga trazirat. Dy vite më vonë, pas disa tentativave të dështuara për t’i shpëtuar dhunës dhe varfërisë, ato shkuan bashkë me prindërit në Angli. Duke kapërcyer një kalvar sfidash si refugjate, që të dyja arritën të shkëlqenin në shkollë dhe, më vonë, u bënë studiuese të njohura dhe lektore në fushën e shkencës. Duke u frymëzuar nga një personalitet i shquar, siç është ish-presidenti amerikan, Barak Obama, dhe duke dashur t’u vijnë në ndihmë të tjerëve, ato themeluan organizatën jofitimprurëse We Speak Science, një organizatë që i vjen në ndihmë studentëve të varfër nëpër botë, sidomos atyre imigrantë, të cilëve rrethanat ua bëjnë të vështirë shkollimin. Në bashkëpunim me onkologë dhe shkencëtarë me famë botërore, Argita dhe Detina bashkëthemeluan Afërdita Ime, një nismë jofitimprurëse që synon të ndihmojë pacientët me kancer nëpërmjet mbështetjes dhe këshillave psiko-sociale. Argita dhe Detina jetojnë me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre në Londër.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.