Paula Harrison ka lindur në Bletchley, qendër historike e thyerjes së kodeve gjatë Luftës së Dytë Botërore, dhe është rritur në Bedfordshire të Anglisë. Që në moshë të hershme, shfaqi dëshirën për t’u bërë shkrimtare, megjithëse iu desh të kalonte një periudhë e gjatë para se t’i përkushtohej plotësisht këtij synimi. Arsimin e lartë e përfundoi në fushën e mësimdhënies dhe zhvilloi një karrierë shumëvjeçare si mësuese e arsimit fillor. Përvoja e punës me fëmijë i ofroi një kuptim të thellë mbi pritshmëritë e tyre letrare dhe mënyrën se si ata reagojnë ndaj humorit, ritmit dhe tensionit narrativ. Ajo e konsideron të lexuarit para nxënësve një përvojë të jashtëzakonshme, e cila ka ndikuar ndjeshëm në formimin e saj si autore.

Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.