Dama Daphne du Maurier, Ledi Browning DBE, (1907 –1989) ishte një shkrimtare angleze, e cila u shpall Damë e Perandorisë Britanike në vitin 1969. Ajo filloi të shkruante tregimet e saj të para dhe artikujt në moshën njëzetenjëvjeçare. Shumë nga veprat e saj janë përshtatur në film, duke përfshirë këtu romanet “Rebeka” (i cili fitoi edhe çmimin “Oskar” në vitin 1941) dhe “Jamaica Inn” dhe tregimet “The birds” dhe “Don’t look now”. Tre të parët u realizuan nga regjisori Alfred Hitchcock, ndërsa i fundit nga Nicolas Roeg. Një nga sekretet e jetës së du Maurier-së, i cili u zbuluar vetëm në vitin 1994, falë biografisë së shkruar nga Margaret Forster, qe fakti që megjithëse e martur (dhe kurrë e ndarë nga i shoqi), ajo ishte biseksuale. Pasioni i saj më i madh qe Ellen Doubleday, gruaja e botuesit të saj amerikan, e cila nuk pranoi kurrë të kishte një lidhje seksuale me du Maurier-në. Ndërsa historia e dashurisë më e zjarrtë qe me aktoren Gertrude Lawrence, e cila qe njëfarë zëvendësueseje për Doubleday-n. Fragmente
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.