Darien Levani

Darien Levani (1982) është shkrimtar, kritik muzikor dhe avokat shqiptar që jeton në Itali. Bashkëpunëtor i Albania News, Nazione Indiana, Prospettive, Città Metticcia, Gazeta dhe Shqiptari i Italisë, Darieni është edhe themelues i blogut kolektiv Tirana Calling. Ai ka debutuar në Itali me romanin "Solo andata, grazie" (2010). "Il Famoso Magico Qukapik", romani i tij i dytë, u botua në 2011, po në Itali. Darieni ka fituar çmimet “Scrivere Altrove” dhe “Pietro Conti” në Itali dhe çmimin “Penda e Argjendtë” në Shqipëri për romanin debutues “Poetët bëjnë dashuri ndryshe”, të botuar nga Botime Pegi në vitin 2012.

Darien Levani