David Foenkinos ishte profesor kitare para se të bëhej një nga shkrimtarët më të njohur në Francë. Tashmë ai është autor i dhjetëra romaneve, të përkthyera në tridhjetë gjuhë të botës. Me romani “Delikatesa” ai u bë një nga autorët më të shitur në Francë. Suksesi i këtij romani, u ndoq më pas nga disa të tjerë, ku përmendim dhe romanin e përkthyer në shqip "Zigzage takimesh". Në 2014, me "Sharlota", Foenkinos-i shfaqi edhe përmasën e tij letrare, duke korrur suksesin e dy çmimeve letrare shumë të rëndësishme, siç janë Goncourt des Lycéens dhe Renaudot.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.