Shporta

Elena Ferrante

Elena Ferrante është pseudonimi i autores së dhjetë veprave letrare, ndër të cilat edhe saga napolitane, e konsideruar si kryevepra e saj, nga pikëpamja e kritikës letrare, por edhe falë suksesit të jashtëzakonshme me lexuesit. Emri i vërtetë i autores mbetet ende zyrtarisht i pakonfirmuar. Në 2011 u botua kapitulli i parë i sagës napolitane, “Mikesha gjeniale”, i ndjekur në 2012 nga libri i dytë, “Mbiemri i ri”, në 2013 nga i treti, “Historia e atyre që arratisen e atyre që rrinë”, dhe në 2014, nga libri i katërt dhe i fundit, “Historia e vajzës së humbur”.

Elena Ferrante