Marcel Marlier (18 nëntor 1930 - 18 janar 2011) ishte një artist dhe illustrator belg. Ai lindi në Herseaux, Belgjikë. Në moshën 16 vjeçare, u regjistrua në artin dekorativ në Saint-Luc de Tournai. Ai përfundoi studimet e tij në vitin 1951. Ai u dallua gjatë konkursit të vizatimit të realizuar nga botuesi belg La Procure à Namur, të cilët ishin të interesuar të gjenin artistë të talentuar për të realizuar ilustrimet në librat shkollorë për fëmijë. Bashkëpunimi i Marlier me La Procure à Namur zgjati më shumë se 25 vjet, dhe nga ky bashkëpunim u realizuan dy libra të cilët udhëzuan një brez të tërë fëmijësh belg gjatë viteve të shkollës, "Unë lexoj me Majkëll dhe Nikol" dhe "Unë llogaris me Majkëll dhe Nikol". Nga viti 1954, Marlier ilustroi serinë e librave për fëmijë "Martina", me tregimet e shkruara nga Gilbert Delahaye. Kjo seri përfshin mbi 50 çështje dhe është përkthyer në shumë gjuhë të ndryshme. Në vitin 1969 Marlier krijoi edhe një seri të librave për fëmijë, Jean-Lou dhe Sophie. Ai vdiq në Tournai, 18 janar 2011 në moshën 80 vjeçare.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.