HEINRICH BÖLL konsiderohet si një prej shkrimtarëve gjermanë më të spikatur, që u përpoqën të ballafaqohen me kujtesën e luftës, me nazizmin dhe Holokaustin, si dhe ndjenjat përkatëse të fajit. Në romanet e tregimet e veta, përpos kritikës së hapur ndaj Gjermanisë naziste, ai polemizon edhe me autoritetet e politikës, të ekonomisë dhe të kishës, që ai i akuzon, herë ashpërsisht, herë ironikisht, për konformizëm, mungesë guximi dhe abuzim me pushtetin. Letërsia e tij u quajt Trümmerliteratur (letërsia e gërmadhave), duke iu referuar gërmadhave të shkaktuara nga bombardimet gjatë luftës së dytë botërore. Në vitin 1972, ai nderohet me çmimin Nobel për letërsinë.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.