Jane Austen (1775–1817) është një figurë e spikatur e letërsisë angleze. Kronologjikisht, ajo i përket periudhës romantike, por realizmi i saj e rendit në një rrafsh me traditën e shekullit XVIII. Falë mendjes së saj të mprehtë dhe personazheve të forta femërore, letërsia e Jane Austen-it ka fituar në mënyrë të padiskutueshme statusin e një klasiku. Veprat e saj përshkohen nga humori dhe ironia, dy tipare të pazakonta për atë periudhë, duke e sintonizuar më tepër me kohën dhe shijet tona, sesa me kohën e saj. Feminizmi i Austen-it është i nëndheshëm e megjithatë ajo ka qenë ndër të parat që u ka dhënë personazheve të saj femërore të drejtën për të qenë të lumtura. Ajo arriti të ngrinte në art jetën e zakonshme.
Botime PEGI ©2020 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.