Kerstin Gier

Kerstin Gier (1966) është një autore gjermane e disa romaneve për të rritur dhe për lexues të rinj. Ajo është ndërkombëtarisht e njohur për trilogjinë e gurëve të çmuar, që fillon me “E kuqe rubini”. Vepra të tjera të rëndësishme përfshijnë “Männer und andere Katastrophen” (Burrat dhe katastrofa të tjera), i cili tashmë është ekranizuar. Librat e tjerë të saj kanë pasur sukses të madh sidomos në Gjermani. Romani “Das unmoralische Sonderangebot” (Akordi imoral) fitoi çmimin e romanit më të mirë të vitit në Gjermani. Kerstin Gier, punon tashmë me kohë të plotë si shkrimtare në profesion të lirë dhe jeton në një fshat pranë Bergisch Gladbach, në Gjermani, bashkë me të shoqin dhe djalin e saj.

Kerstin Gier