Botime PEGIBotime PEGI

Dan Ariely

Dan Ariely

Çelësat nuk të mbrojnë nga hajdutët, sepse ata mund të hyjnë në shtëpinë tënde, nëse kanë vendosur ta bëjnë një gjë të tillë. Çelësi do të të mbrojë nga njerëzit e ndershëm që mund të tundohen të provojnë nëse dera është e kyçur apo jo.
Dan Ariely është pedagog i Sjelljes Ekonomike në Universitetin Duke. Ndonëse lindi në New York ai u rrit në Izrael, ku shërbeu në ushtrinë izraelite. Pasi pësoi një djegie të shkallës së tretë në mbi 70 për qind të trupit të tij, nga një shpërthim aksidental magnezi gjatë trajnimit, ai u rikthye në Amerikë. Pasi rimori veten Ariely u rikthye në shkollë dhe u diplomua në Universitetin e Tel Avivit dhe mori një Ph.D. dhe M.A. në Psikologjinë Njohëse nga Universiteti i Karolinës së Veriut në Chapel Hill, dhe një Ph.D. në Biznes nga Universiteti Duke. Hulumtimi i tij fokusohet në zbulimin dhe matjen se si njerëzit marrin vendime. Ai studion procesin e vendimmarrjes së njeriut dhe në veçanti vendimet irracionale që ne të gjithë bëjnë çdo ditë.

Librat e autorit

Nuk ka libra të publikuar për këtë autor.
Dan Ariely