
Nelson Mandela
Nelson Mandela
Gjithë jetën time ia kam kushtuar betejës për popullin afrikan. Kam luftuar kundër sundimit të të bardhëve, por kam luftuar edhe kundër
sundimit zezak. Unë kam mbajtur ndezur zjarrin e idealit të një shoqërie të lirë e demokratike, ku të gjithë njerëzit jetojnë së bashku në harmoni dhe me
mundësi të barabarta. Ky është një ideal, për të cilin shpresoj të jetoj aq sa ta shoh të realizuar. Po në qoftë e shkruar, për këtë ideal jam gati të jap edhe
jetën.
Nelson Mandela lindi në Transkei të Afrikës së Jugut, më 18 korrik 1918. Ai
u bë pjesë e Kongresit Kombëtar të Afrikës më 1944-n dhe pas vitit 1948 u
përfshi në rezistencën kundër politikave të aparteidit të Partisë Kombëtare
në pushtet, gjë që çoi në arrestimin e tij, në gusht të vitit 1962. Për rreth
njëzet e shtatë vjet me radhë ai vuajti dënimin në burgje të ndryshme dhe
gjatë kësaj periudhe, reputacioni i tij si simbol kryesor i lëvizjes së
rezistencës kundër aparteidit, u forcua edhe më tej.
U lirua nga burgu në vitin 1990. Më 1993-shin, Mandela fitoi çmimin
“Nobel” për paqen dhe më 1994-n u shpall presidenti i parë i zgjedhur në
mënyrë demokratike në Afrikën e Jugut.
Librat e autorit
Nuk ka libra të publikuar për këtë autor.
