
Ana e errët e Merit
2020
Ana e errët e Merit
1000 Lekë
- ISBN:
- 978-9928-310-34-7
- Faqe:
- 244
- Viti:
- 2020
"Drita ndaj errësirës. E bardha ndaj të zezës. E mira ndaj së keqes.
Cila do të mbizotërojë?
Rrëfimi ndërtohet rreth një boshti fillimisht të padukshëm. Ngjarjet
fillojnë paqësisht e papritur, marrin një rrjedhë të vrullshme e surprizuese.
Dilemat ekzistenciale shërbejnë si një çelës për të zbërthyer misteret që
shpërfaqen ngadalë e që shumohen pak nga pak. Gjithkush mund ta
gjejë sadopak veten te ngjarjet e dhimbshme që gërshetohen natyrshëm,
teksa pafajësia përballet me padrejtësinë. Vlerat, dinjiteti dhe morali,
nëpërkëmben, ndërsa meskiniteti, xhelozia dhe dyfytyrësia triumfojnë.
Ky realitet, sa i hidhur, aq edhe grotesk, përshkon rrjedhën e ngjarjeve
të këtij libri.
Thirrja e autores përmes radhëve, sikur kërkon të ringjallë mirësinë, duke
shpresuar në ekzistencën e arsyes dhe të ndërgjegjjes njerëzore. Tabloja
që autorja kërkon të ravijëzojë me penelatat e shpresës, është vizioni që
gjithsesi shndrit në horizontin gri."
