
Bij dhe dashnorë
D.H. Lawrence • 2016
Bij dhe dashnorë
Autor:D.H. Lawrence
1200 Lekë
ISBN: 978-9928-200-23-5
Faqe: 526
Viti: 2016
Përkthyes: Krenar Hadëri
Bij dhe dashnorë është portretizimi i parë modern i një fenomeni që më
pas, falë Frojdit, do të njihej si kompleksi i Edipit. Kurrë ska pasur djalë më
të varur nga dashuria e nënës dhe më të mbushur me urrejtje për të atin sesa
Pol Moreli, protagonisti i këtij romani. Kurrë, me përjashtim ndoshta të vetë
autorit D. H. Lawrence. Në këtë roman ai përfytet me dashuritë e
papajtueshme që do ti faniten tërë jetën: për të dashurën e tij shpirtërore të
fëmijërisë dhe për nënën e tij. Duke përdorur fjalët e vetë Lawrence-it, ky
libër ka për qëllim të përshkruajë zotërimin e një gruaje, e cila, teksa djemtë
e saj rriten, i kthen ata në dashnorë, në fillim të parin e pastaj të dytin. Këta
bij janë të nxitur, vazhdimisht të nxitur, të hyjnë në jetë nga dashuria
reciproke për nënën e tyre. Por kur burrërohen, nuk mund të dashurojnë,
sepse nëna është prania më e fuqishme në jetët e tyre, ajo i mban të lidhur.
Natyrisht që nëna nuk i ka vërtet dashnorë bijtë e saj, por gracka
psikologjike e saj është shumë e fortë. E kështu, teksa Poli rritet dhe
burrërohet, ai pranon se arritjet e tij, duhet të jenë po aq edhe të nënës së tij.
Cikli i lidhjeve të Polit me gratë është nganjëherë i tmerrshëm dhe autori
nuk bën asgjë që tua zbusë fuqinë. Ai nuk tutet edhe nga përshkrimet
sensuale dhe të gjalla të peizazheve, lulëzimeve dhe drithërimave që prekin
protagonistin e ndjeshëm.
Bij dhe dashnorë i zhvesh krejtësisht shpirtrat e burrave. Pak libra
tregojnë një të vërtetë kaq të plotë e të komplikuar, mbi dashurinë që
ndërron, kaq vendosmërisht e pavendosur. Është gati përcëlluese, kjo prekje
e tillë e njerëzimit.
Në të trajtohet fëmijëria dhe adoleshenca dhe gjithçka që lidhet me to, duke
përfshirë këtu edhe frikën, turpin, vetëndërgjegjësimin, ndjeshmërinë e
tepruar emocionale, zgjimin seksual dhe bindjen kryelartë se, për ta thënë
me fjalët e Pol Morelit, pikërisht ti do tia ndryshoje fytyrën tokës në një
mënyrë a një tjetër.
Në roman ka edhe freski dhe thellësi me të cilat autori prezanton familjen
Morel; a thua se kjo është e vetmja familje në botë ku prindërit nuk shkojnë
mirë me njëri-tjetrin, babai pi, mamaja nuk duron të dashurën e të birit, nuk
ka para, arti dhe letërsia janë një strehë, e kështu me radhë. Në moshën 27-
vjeçare, Lawrence-i ishte i edukuar mirë dhe shumë i lexuar, por stili i Bij
dhe Dashnorë është mrekullisht i paditur, pa ironi angleze që ta prishë
magjinë. Ironia nuk i përkiste Lawrence-it dhe, në kohën kur shkroi këtë
libër, ai nuk kishte as kohë për të.
Në fillimet e tij, romani pati një pritje të vakët nga kritika, së bashku me
akuzat për imoralitet. I përzgjedhur nga Modern Library, si një nga 100 librat
më të mirë të shekullit të XX, sot ai konsiderohet si një kryevepër nga
kritikët e shpesh, edhe si vepra më e arrirë e D. H. Lawrence.

Shiko te Bukinisti