
Biseda rreth seksit
Vanessa Marin & Xander Marin • 2023
Biseda rreth seksit
1200 Lekë
ISBN: 978-9928-371-43-0
Faqe: 365
Viti: 2023
Përkthyes: Greta Përgjegji
Libra që flasin për seksin ka pa fund, por ky është ndër të paktët që tregon
realisht se si mund të flasim për të. Fundja, si mund të kesh një jetë seksuale
të jashtëzakonshme, kur nuk mund të diskutosh haptas për të me partnerin?
Komunikimi është i rëndësishëm në një marrëdhënie, por njerëzit nuk dinë si
t’i qasen e të flasin për një temë kaq delikate. Ka njerëz që nuk kanë folur
kurrë për seksin dhe vetëm nga mendimi i një bisede të tillë, mund të
mbulohen me djersë të ftohta. Ose ndihen kaq të shkëputur nga partneri, saqë
seksi është gjëja e fundit tek e cila mund t’ju shkojë mendja. Ndoshta janë
shumë të frikësuar për të qenë tërësisht të sinqertë në lidhje me atë që
dëshirojnë vërtet. Ose nuk kanë as idenë më të vogël se çfarë dëshirojnë, ndaj
nuk janë të sigurt se si mund t’i vijnë në ndihmë partnerit.
“Biseda rreth seksit” do ta ndryshojë tërësisht konceptin tuaj për
marrëdhëniet intime. Terapistja e seksit Vanessa Marin dhe bashkëshorti i saj,
Xander, do të na tregojnë se gjëja më e mirë që mund të bëjmë për jetën tonë
seksuale nuk përfshin as heqjen e rrobave.

Shiko te Bukinisti