Pas xhamit të dyfishtë
Përshkrimi
Nga dritaret e mirëizoluara me xhama të dyfishtë të apartamentit të saj në Reikjavik, një grua e moshuar vështron jetën nga e cila ndihet tashmë e përjashtuar. Një jetë e vrullshme dhe e zhurmshme që vazhdon ta tërheqë, të ngrejë pyetje e të ushqejë urinë e saj për të tjera ditë dhe dëshirën e saj për të qenë pjesë e së tashmes. Ajo është e ve, ka fëmijë që e duan, por që bëjnë prej kohësh jetën e tyre, ka nipër tashmë të rritur e gjithmonë më të largët. Jeta e saj monotone lëkundet kur hyn në skenë një burrë, bashkëmoshatar, i ndarë nga e shoqja, i cili, pa ndrojte, e miklon dhe e kërkon, duke e bërë të ndjejë edhe një herë dalldinë e dëshirimit dhe përkrahjes. Por, a është e pranueshme, e dëshirueshme, apo edhe thjesht e mundur, të dashurohesh në moshën e saj? Çfarë mund ti ofrojë dashuria dy jetëve vetmitare në perëndimin e tyre? Pse pasioni i të moshuarve mbetet një tabu, edhe në sytë e miqve dhe familjarëve, diçka që duhet mohuar ose kritikuar si një kapriço. Pas xhamit të dyfishtë është një këngë dashurie delikate për gjallërinë e shpirtit që nuk i bindet vyshkjes së trupit, një rrëfim poetik e i ndjeshëm për largësinë e panevojshme që krijohet midis brezave e që mohon ndjenja të cilat nuk plaken kurrë.
Informacion mbi librin
Autori | Halldóra Thoroddsen |
---|---|
Cmimi | 500 Lekë |
ISBN | 978-9928-233-58-5 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
Koleksioni | Mozaik |
Përkthyesi | Agim Doksani |
Titulli origjinal | Tvöfalt gler |
Viti botimit | 2019 |
Pesha | 129 g |
Numri faqeve | 90 |