Tregime të rinisë
Përshkrimi
Ngjarjet e rrëfyera në vëllimin Tregime të rinisë nuk janë të vërteta, por edhe mund të ndodhin. Ndonëse të shkëputura dhe të lexueshme jashtë radhe, ato kanë një lidhje mes tyre: personazhin Majk (Majkëll, Mikel), i cili shfaqet herë si protagonist, herë si antagonist e herë si kalimtar i rastit. Tregimet flasin për përplasje këndvështrimesh mes të rinjve dhe më të rriturve, mes të pasurve dhe më të varfërve, mes ëndërrimtarëve dhe atyre me këmbë në tokë. Zhvillohen në një periudhë ende të pasunduar plotësisht nga teknologjia, kohë kur ekzistonte bashkëbisedimi dhe kontakti mes njerëzve. Gjuha dhe stili i përdorur në këtë libër është i thjesht dhe i zakonshëm, si jeta e shumicës prej lexuesve. Nuk ka nevojë për fjalë të mëdha, për të përshkruar ngjarje të thjeshta.
Informacion mbi librin
Autori | Alion Çaçi |
---|---|
Cmimi | 500 Lekë |
ISBN | 978-9928-233-61-5 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Autorë shqiptarë |
Viti botimit | 2019 |
Pesha | 160 g |
Numri faqeve | 122 |