E veçanta e dhjetorit
Përshkrimi
Romani E veçanta e dhjetorit rrëfen një vit nga jeta e Xhonsi Kanlajfit, një djalosh i vetmuar, pa përvojë, pa miqësi apo ambicie, që jeton në po atë zonë rurale të Irlandës ku ndodhin ngjarjet e romanit Zemra vërtitëse, shkruar nga i njëjti autor. Megjithëse i botuar pas këtij të fundit, ngjarjet e paraqitura në romanin E veçanta e dhjetorit janë më të hershme: ato zhvillohen para krizës financiare të vitit 2008, që përfshiu jo vetëm Irlandën, por gjithë Europën. Romani është i ndarë në 12 kapituj, ku në secilin prej tyre përshkruhet një muaj nga një vit jetë e Xhonsit. Teksa ekonomia e vendit është në vlim dhe makutëria kthehet në normalitet, Xhonsi përpiqet dëshpërimisht të ruajë atë çka i është familjare, e njohur dhe e ngrohtë, megjithëse ndërkohë ka humbur të gjithë ata që e kanë mbrojtur nga egërsia e jetës. Pas vdekjes së prindërve, Xhonsi trashëgon fermën e familjes dhe një llogari bankare të majme, megjithëse është i paaftë për tu kujdesur për to. Gangot e fshatit dhe mashtrues të ndryshëm e përndjekin, e megjithëse copëza dashurie hyjnë në jetën e tij në vendin dhe kohën më të çuditshme, Xhonsi mbetet njeri i vetmuar, i cili ka vështirësi ti rrijë pas botës që lëviz me ritme marramendëse. Në rrëfim gjurmohen me zgjuarsi shkaqet fillestare të rritjes së pakontrolluar të çmimeve të pronave të patundshme, të vuajtjes së shumë të pafajshmëve, si dhe shfaqet shkatërrimi i komuniteteve, që dikur jetonin në harmoni. Finalist i çmimit Romani i Vitit në Irlandë! Finalist i çmimit Kerry Group Irish Novel of the Year!
Informacion mbi librin
Autori | |
---|---|
Cmimi | 600 Lekë |
ISBN | 978-9928-233-27-3 |
Kategoria | Botime letrare |
Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore |
Koleksioni | Mozaik |
Përkthyesi | Renato Kalemi |
Titulli origjinal | The thing about december |
Viti botimit | 2018 |
Pesha | 320 g |
Numri faqeve | 210 |