Pa frymë

800 Lekë
Jeta e tij ishte e bukur: muzikë, miq, drogë dhe rock & roll. Lorenco Amurri ishte njeri me fat, derisa, një ditë, teksa po bënte ski me të dashurën, Johanën, pëson një aksident të rëndë. Një çast më pas, është i shtrirë diku dhe po nxitojnë për në spital. Ofiçina, helikopterë, sulme ushtarakësh të ëndërruar e doktorë të vërtetë. Pas disa ditësh, ndërgjegjja kthehet sërish dhe bashkë me të, tmerri i situatës së tij të re: është i paralizuar në pothuajse gjithë trupin e tij, nga gjoksi e poshtë. Ka vetëm një shpresë të vogël për duart, dhe duart për të janë të rëndësishme, pasi falë tyre ai është kitarist dhe muzikant, një ndër më të talentuarit të gjeneratës së tij. Kalon shumë muaj, pothuajse një vit, në një klinike zvicerane për tu rehabilituar, për tu kthyer pak nga pak në jetë. Një rikthim i vështirë, i dhimbshëm, në botën e mëparshme ku asgjë ska ndryshuar e ku megjithatë asgjë nuk është më në përmasat e tij. Gjithçka është më e madhe, e frikshme dhe problematike. Megjithatë Lorenco nuk dorëzohet, nuk i humb shpresat dhe rrëfen me kurajë të jashtëzakonshme dëshirën për të prekur, për të parë, për të ndier sërish. Dëshirën për të dalë netëve me shoqërinë, për tu lëshuar në krahët e dashurisë, për të rifituar lirinë e vjedhur. Çdo etapë e jetës së tij të re është si një dalje në sipërfaqe e cila, pas muajsh të kaluar nën ujë, pa ajër, shoqërohet me një frymëmarrje të thellë dhe çliruese.
Kategoria:
Përktheu:Beti Njuma
ISBN: 978-9928-233-30-1
Pesha: 400 g
Numri faqeve: 248

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-233-30-1

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese

Koleksioni

Mozaik

Përkthyesi

Beti Njuma

Titulli origjinal

Apnea

Viti botimit

2018

Pesha

400 g

Numri faqeve

248

Recensione