Rojtari i fundit
Përshkrimi
Nju-Jork, 1954. Edhe pak ditë kanë mbetur para se qendra e Elis Ajlëndit, nëpër të cilën kanë kaluar të gjithë imigrantët nga Europa që nga viti 1892, të mbyllet përfundimisht. Xhon Miçëll, nëpunësi i fundit që ka mbetur në qendër, nis tëmbajë një ditar. Ai ndien nevojën të çlirohet nga disa kujtime, të cilat vijnë medallgë, si valët e detit që përplasen pas ishullit të famshëm. Dalëngadalë, na shfaqenpersonazhet kryesore të jetës së tij: dy gra, dy anije, dy pengje. Në njërën anë, Lizi,bashkëshortja e tij e dashur, dhe në anën tjetër, Nela, imigrantja nga Sardenja,me një të kaluar të çuditshme. Fantazma të tjera shfaqen në këtë kohë rrëfimeshe kujtimesh: një anarkist italian, një shkrimtar hungarez, një shok fëmijërie në Bruklin, e shumë të tjerë. Të mërguarit kanë ardhur plot shpresë për një jetë mëtë mirë. Do të pranohen apo jo në Amerikë: fati i tyre varet nga përgjigjet që japinnë një pyetësor dhe nga vendimet e një nëpunësi.
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 600 Lekë |
| ISBN | 978-9928-233-16-5 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese |
| Përkthyesi | Lorena Dedja |
| Titulli origjinal | Le Dernier GardiendEllis Island |
| Viti botimit | 2018 |
| Pesha | 280 g |
| Numri faqeve | 144 |
