Viljevo
Përshkrimi
Viljevo është një roman për kujtesën, traumën dhe ndërkomunikimin: njëtriptik me tri zëra, që lidh fort historiografinë, romanin modern dhe prozëne përpunuar me kujdes, në të cilën janë shtuar tekste jashtëletrare e teknike. Pjesa hyrëse e fton lexuesin të ndjekë arratinë e dy motrave në një të shkuar të çuditshme, në fshatin slloven me emrin Viljevo. Kohën dhe hapësirën e saktë nuk di ta thotë kurrkush, ashtu sikurse vite më vonë asnjeri nuk do të dijë tëshpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë. Në pjesën e dytë, të titulluar Në pasmesnatë, tregohet vijimësia e fatit të personazheve të pjesës së parë, shkruar në trajtën e një transkripti të copëzuar bisedash, plot me korrigjime, ku mes germave të ftohta ngrihen dyshimet e mëdha të boshtit të veprës. Ngjarjet e pjesës së tretë, që vendosen në Osijekun e vitit 1943, ndjekin zhurmat e një radiostacioni ilegal antifashist. Pengesat e mistershme teknike aq sa shpjegojnëtërësinë e veprës, aq edhe hapin rrugë të reja për interpretim.
Informacion mbi librin
| Autori | |
|---|---|
| Cmimi | 800 Lekë | 
| ISBN | 978-9928-233-23-3 | 
| Kategoria | Botime letrare | 
| Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore,Europa Krijuese | 
| Koleksioni | Mozaik | 
| Përkthyesi | Ben Andoni | 
| Titulli origjinal | Viljevo | 
| Viti botimit | 2018 | 
| Pesha | 390 g | 
| Numri faqeve | 224 | 










.jpg)







