Sharlota
Përshkrimi
Ky roman i veçantë rrëfen historinë e artistes Sharlotë Salomon, e lindur në prag të Luftës së Dytë Botërore në Berlin, në një familje hebraike dhe të traumatizuar nga disa tragjedi të brendshme. E dashuruar pas artit dhe vetë jetës, Sharlota rritet, edukohet dhe dashurohet marrëzisht në Gjermaninë e fillimit të nazizmit. Përkeqësimi i ndjeshëm i gjendjes, e shtyn atë drejt arratisjes në Francë, ku në vetminë më të thellë, përjeton ethshëm kujtimin e dashurisë e të braktisjes dhe krijon një sërë veprash autobiografike (imazhe, fjalë dhe referenca muzikore), të cilat rrëfejnë gjithë historinë e jetës së saj. Në këtë roman, Foenkinos i ka thurur lavde vajzës dhe gruas që mundohet të jetë vetvetja, me pasion, delikatesë dhe një vëzhgim të imtësishëm të dhimbjeve të saj. Edhe forma e këtij romani, prozë në vargje, duket sikur do të na kujtojë forcën e artit për të na shpëtuar nga terri brenda nesh. Sharlota u kthye në një fenomen letrar ndërkombëtar, duke fituar disa çmime letrare (ndër to, Renaudot dhe Goncourt des Lycéens) dhe u bë një bestseller i papritur.
Informacion mbi librin
| Autori | David Foenkinos |
|---|---|
| Cmimi | 800 Lekë |
| ISBN | 978-9928-228-52-9 |
| Kategoria | Botime letrare |
| Nënkategoria | Dramë,Letërsi europiane,Letërsi bashkëkohore |
| Koleksioni | Mozaik |
| Përkthyesi | Edmond Tupja |
| Titulli origjinal | Charlotte |
| Viti botimit | 2017 |
| Pesha | 279 g |
| Numri faqeve | 216 |












.jpg)







