
Shoqëruesja
John Galsworthy • 2017
Shoqëruesja
Autor:John Galsworthy
1000 Lekë
ISBN: 978-9928-228-10-9
Faqe: 434
Viti: 2017
Përkthyes: Anxhela Cikopano
Shoqëruesja është romani i shtatë i serisë Kronikat e Forsajtëve, e cila përbëhet nga tri trilogji mbi Forsajtët dhe familjet e lidhura me ta. Trilogjia e tretë, Kapitulli i fundmë, ndjek familjen Çerëll dhe Shoqëruesja është romani i parë i kësaj trilogjie.
Në qendër të librit është një vajzë e re, Dini, rreth së cilës, përveç frymës së një moderniteti të ri dhe gjithëpërfshirës, vërtiten histori dashurie.
Përqendrimi te familja Çerëll ka sjellë një frymëmarrje të re dhe freski, një ritëm të ri, aq sa trilogjia është tejet e këndshme. Vijojnë të spikasin karakteret e femrave të forta, të mprehta e gjuhëshkathëta, por edhe stili ironik i autorit nobelist anglez, që jo rrallë të bën të vësh buzën në gaz, edhe kur nuk do.
Në vitin 1932, çmimi Nobel për Letërsinë iu dha John Galsworthy-t për madhështinë e artit të tij të rrëfimit, i cili arrin formën më të dëlirë në Sagën e Forsajtëve.

Shiko te Bukinisti