Mbiemri i ri

1200 Lekë
Mbiemri i ri është vëllimi i dytë i sagës napolitane, e cila fillon me romanin jashtëzakonisht të suksesshëm, Mikesha gjeniale. Elena rrëfen historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës, me të cilën është njohur e shoqëruar që në klasë të parë. Lina Çerulo, e sapomartuar, është tashmë një grua në grackë, e tradhtuar, e poshtëruar, e njëkohësisht e paharrueshme për lexuesit, si një Bovari moderne. Lagjja e varfër dhe e ndotur ku ajo dhe Elena janë rritur bëhet një prani gjithnjë e më e dhunshme, një personazh në një sagë që drithëron me personazhet plot jetë e vërtetësi. Libri i dytë fillon me martesën e Linës në moshën 16-vjeçare. Në disa skena të hershme e tronditëse, mësojmë se si Lina shndërrohet në Zonjën Karraçi, përmes dhunës e mashtrimit. Fillimisht, Elena mendon se statusi i bashkëshortes e kishte mbyllur në njëlloj ene të qelqtë. Më pas, kur burgimi i saj bëhet i qartë, ajo vëren se si gratë e lagjes hiqeshin zvarrë eshkë të thata, sy e faqe zgavruara, ose më vithet e gjera, noçkat e këmbëve të buhavitura, gjokset e rënda, torbat e pazarit, vocërrakët që u vareshin pas fundeve dhe që u kërkonin ti merrnin hopa. Ajo pyet veten se Kur zinte fill vallë ai shndërrim? Me punët e shtëpisë? Me barrën? Me dajakun? Mbiemri i ri i referohet shndërrimit të Linës në zonjën Karraçi, por jo vetëm. Siç ndodh rëndom me Ferranten, titulli i referohet edhe Elenës dhe zgjedhjeve të jetës së saj, fort të ndryshuar, larg qytetit të lindjes. Kompromiseve që do të bëjë për të ruajtur një status të ri, aq fort të kërkuar e të ëndërruar, sakrificave shpirtërore që do ti kërkohen si flijim i ruajtjes së sekreteve e njëkohësisht edhe pamjaftueshmërisë së brendshme që do ta shtyjë gjithmonë drejt Linës, në një ekuilibër rrëqethëses rolesh e modelesh, nga të cilat duket se asnjë nga personazhet nuk mund të çlirohet. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 978-9928-228-94-9
Pesha: 518 g
Numri faqeve: 490

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Elena Ferrante

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-228-94-9

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Europa Krijuese,Letërsi feministe

Seria

Saga napolitane

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

Storia del nuovo cognome

Viti botimit

2017

Pesha

518 g

Numri faqeve

490

Recensione