Histori arratie e qëndrese

1200 Lekë
Histori arratie e qëndrese është vëllimi i tretë i sagës napolitane, pas romaneve Mikesha gjeniale dhe Mbiemri i ri. Elena vazhdon të rrëfejë historinë e jetës së saj e, në mënyrë të tërthortë, edhe atë të Linës. Ato janë tashmë gra: Lila është martuar, ka lindur një fëmijë dhe është ndarë nga bashkëshorti i saj abuzues. Elena është larguar nga lagjja e fëmijërisë, është diplomuar dhe ka botuar një roman të suksesshëm, ngjarje që i kanë hapur dyert e salloneve intelektuale e mondane. Të dyja gratë janë përplasur me muret e burgut që do ti kishte mbajtur të ndrydhura në një jetë varfërie, injorance dhe nënshtrimi. Më në fund, atyre po u ofrohen mundësitë e mëdha, toka e premtuar e emancipimit femëror. E megjithatë, fantazmat e së shkuarës nuk janë larguar, hendeqet nuk janë mbushur dhe ndryshimet i kanë rrënjët ende të njoma. Histori arratie e qëndrese rrëfen mbi të gjitha për rrënjët dhe të kaluarën, për historinë personale që gëlon thellë brenda nesh dhe na dikton, me hir e me pahir, gjestet e vogla e deri zgjedhjet e mëdha, ato që na përkufizojnë ose na kufizojnë në diçka, në dikë, shumë herë më të vogël, të pisët e të varfër se çmendon se duhet të ishim, se çjemi të bindur se jemi. E megjithatë, arratia qëndron gjithmonë në imagjinatën kolektive si një nga zgjidhjet, ndoshta më e mira, e një sërë të këqijave të pakurueshme, si varfëria, injoranca dhe dhuna të nakatosura thellë në shoqëri. Askush nuk arrin të arratiset vërtet, por të gjithë mundohemi, qoftë edhe një herë të vetme të arratisemi nga lagjja, nga qyteti, nga vendi apo thjesht vetja jonë. Saga napolitane është botuar në 40 vende të botës dhe deri më sot, ka shitur rreth tre milionë kopje.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Agim Doksani
ISBN: 978-9928-248-41-1
Pesha: 472 g
Numri faqeve: 430

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Elena Ferrante

Cmimi

1200 Lekë

ISBN

978-9928-248-41-1

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë,Letërsi feministe

Seria

Saga napolitane

Përkthyesi

Agim Doksani

Titulli origjinal

Storia di chi fugge e di chi resta

Viti botimit

2017

Pesha

472 g

Numri faqeve

430

Recensione