Posta

800 Lekë
Posta, romani i parë i Charles Bukowski-t, një ish-nëpunësi të rëndomtë poste, u botua më 1971 dhe tronditi fort Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Siç do të ndodhte për pothuajse gjithë prozën e tij, protagonisti është alteregoja legjendare e Bukowski-t, Henri Çinaski. Rrëfimi nis kur Çinaski, alkolik, i zymtë por i zgjuar, fillon punë si zëvendëspostier pasi merr vesh se po punësonin thuajse kë tu dilte përpara, kështu që shkova dhe, pa e kuptuar, e gjeta veten me një çantë lëkure krahaqafë, duke u endur poshtë e lart sipas qejfit. Ditët e tij mbushen pak nga pak nga grindjet me shefin dhe nga përleshjet me qentë e me epshin e grave të vetmuara. Netëve, ai dehet dhe merret me të dashurën gjithashtu të alkoolizuar. Puna e postierit mund të ishte puna e ëndrrave, por kjo ëndërr mohohet vrazhdësisht nga realiteti: ai e gjen veten thellësisht të zhgënjyer nga rutina e përditshme dhe nga rregulloret e ngurta të makinës burokratike. Çinaski do ta lërë punën për të provuar fatin e tij tjetërkund, vetëm për të zbuluar që për njerëz si ai, fati është shumë kokëfortë. Ai punon plot dymbëdhjetë vjet në Postë, i pështirosur nga ai institucion i madh që, në fund të fundit, është vetë jeta.
Autori:
Kategoria:
Përktheu:Iris Sojli
ISBN: 978-9928-248-45-9
Pesha: 249 g
Numri faqeve: 194

Përshkrimi

Informacion mbi librin

Autori

Charles Bukowski

Cmimi

800 Lekë

ISBN

978-9928-248-45-9

Kategoria

Botime letrare

Nënkategoria

Dramë

Përkthyesi

Iris Sojli

Titulli origjinal

Post office

Viti botimit

2017

Pesha

249 g

Numri faqeve

194

Recensione